VLORË- Gjenden të masakruar me thikë në rrugë babë e bir në Vlorë. Xhevdet Banushi, 62 vjeç dhe djali i Albion Banushi 30 vjeç kanë përfunduar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se të dy janë gjetur të plagosur me thika në trotuar dhe janë dërguar në spital nga kalimtarë rastësorë. Babë e bir, banues në lagjen “Çole” janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë futur në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të plagosurit, se kush mund t’i ketë sulmuar apo cili është shkaku i kësaj plagosjeje. Zona ku ata janë gjetur është rrethuar dhe grupi hetimor po kërkon pamje filmike të zonës për të zbardhur më shumë detaje.