Ballina Lajme Primaret në Korçë, fituese del ish-deputetja. Ja zona ku diferenca mes kandidatëve...

Primaret në Korçë, fituese del ish-deputetja. Ja zona ku diferenca mes kandidatëve ishte më e ngushta

1

Ledina Aliolli ish deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013 rezulton të jetë fituese e primarave të zhvilluara në degën e Korçës.

Ajo do të jetë kandidatja e selisë blu në zgjedhjet e 14 majit

Aliolli mori 628 vota përballë 426 votave të Gjergji Gjatës dhe 47 votave të Entela Dvoranit ndërkohë që 16 vota dolën të pavlefshme. 

Teksa diferenca në Korçë ishte me rreth 200 vota mes kandidatëve, në Pogradec është shënuar edhe rezultati më i ngushtë në 56 degët ku u zhvilluan zgjedhjet. 

Zini Tollozhani, një nga themeluesit e degës së Pogradecit ka fituar vetë me dy vota më shumë (291 me 289) përballë rivalit të tij Oligert Muçllari.