Në studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua për rrezikun e drogat e reja që po qarkullojnë së fundmi në Shqipëri dhe rrezikun e tyre.
Analisti Mentor Kikia u shpreh se rinia e sotme është shthurur, ndërsa shtoi se gishti duhet drejtuar te familjet, e jo vetëm te policia.
“S’ka asnjë lloj barriere ku çdo gjë e mundshme hidhet në pazar dhe rreziku është 360 gradë. Këto kohë jam mundur të kuptoj sjelljen kolektive dhe kam hasur tre lloje. E para është “kokat hëngshin”, “Pse bëni alarm, vetë i blejnë” dhe “Ku është shteti?”. Për mua të treja këto qëndrime janë të gabuara. Duhet jo vetëm të shqetësohemi, por të bërtasim dhe të vendosim gishtin drejt familjeve. Rinia është e shthurur dhe në krizë tërësore, si dhe shteti është në alarm. Kjo është fatalitet. S’ka polici, jo çdo gjë duhet me polic në këtë vend. Nuk është e thënë që policët të mbledhin tullumbacet natën në lokale. Puna e policisë bën, por duhen mobilizuar strukturat e tjera”, tha Kikia.