Ballina Bota Gazetarja ruse rrezikon burg për protestën kundër luftës në Ukrainë

    Gazetarja ruse rrezikon burg për protestën kundër luftës në Ukrainë

    4

    Gazetarja ruse, Marina Ovsianikova e cila protestoi të hënën në mbrëmje në televizionin Pervii Canal (Canal 1) duke dalë me pankartë kundër luftës në Ukrainë rrezikon 5 deri në 10 vjet burg.

    Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se nuk pendohet dhe është krenare për veprimin e saj.

    Ajo aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pasi fillimisht u arrestua dhe u mbajt në stacionin e policisë në Moskë.

    Në disa postime në rrjetet sociale, të cilat nuk konfirmohen dot nëse janë bërë nga Marina Ovsianikova, ajo shkruan se nuk e di cfarë do të ndodhë me të në të ardhmen.
    “Avokati më tha se rrezikoj një dënim nga 5 deri në 10 vjet. Nuk pendohem për veprimin. Sidoqoftë kam nevojë për mbështetjen tuaj”, shprehet  Ovsiannikova në Twitter.


    12 orë pas protestës, gazetarja ka humbur kontaktet. Dmitry Zakhvatov, avokat i saj i ka thënë CNN se nuk ka arritur që ta takojë.

    Grupi për të drejtat e njeriut OVD Info thotë se autoritetet në Rusi kanë nisur hetim për incidentin.