Zhytësit italianë kanë gjetur trupin e 6 të pajetë në jahtin e fundosur në det pranë brigjeve të Palermos në Itali.
Trupi besohet se i përket vajzës 18-vjeçare të manjatit britanik të teknologjisë Majk Linç, i gjithashtu humbi jetën në këtë tragjedi.
6 persona humbën jetën nga fundosja e jahtit super luksoz disa ditë më parë për shkak të një tornadoje jo larg bregut.
16 persona të tjerë, që ishin në bordin e jahtit, mundën të shpëtonin.
Enigmatike konsiderohet fakti se si ka mundësi që një jaht i tillë me pajisje ultra-moderne u zhyt në fund të detit brenda pak minutave. Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për këtë fakt.
/tvklan.al