Ballina Lajme FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin...

FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023

14
SONY DSC

Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e migracionit të parregullt në Europë dhe pritshmëritë për vitin 2024.

“Rruga e Ballkanit Perëndimor,ku përfshihete dhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të migrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022 thotë raporti .

 

Sipas raportit “një pjesë e presionit migrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë Hercegovinës e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.