Ballina Lajme Rikthehet normaliteti në seancat plenare, sot votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Rikthehet normaliteti në seancat plenare, sot votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

13

Pas 5 muajsh protesta dhe tensione, në seancën e sotme plenare rikthehet normaliteti. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore.

Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.

Pika 8: Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

“Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. . Komisioni Hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime për marrjen e masave me karakter administrativ dhe/ose ndryshime të nevojshme ligjore. “

Pika 9. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

  • Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Shqyrtimin e cështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. “