Frederik Ndoci, në një rrëfim si asnjëherë më parë për jetën e tij private në emisionin ‘Glamour Zone’ , tha se me vajzën e dytë, Klea ka marrëdhënie shumë të mira. Por njëkohësisht ai ndau me publikun dhe një histori të vështirë të jetës së saj.
Ester Bylyku: Gjatë një show televiziv, Klea (vajza e dytë e Frederik Ndocit), ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç, ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë
Si është e vërteta e kësaj historie?
Frederik Ndoci: Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea. Duket se e ka ndjerë largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë ato jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule. Edhe (Klea) ishte adicction ( e varur nga lëndët narkotike). Shansi ishte që iku nga ky addiction, dhe hapi një emision televiziv.