Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në Francë ditën e sotme në Ditën e Punëtorëve. Ata u mblodhën për të protestuar kundër reformës së sistemit të pensioneve, e cila u krye nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron.
Demonstratat u mbajtën që në mëngjes në shumë qytete të mëdha dhe më të vogla. Sindikatat kishin organizuar më shumë se 300 mitingje.
Në të gjithë vendin, autoritetet prisnin midis 500,000 dhe 650,000 protestues. Vetëm në Paris priten 100,000 demonstrues.
Sindikatat kishin shprehur shpresën se më shumë se 1 milion njerëz do të demonstronin sot në qytetet franceze. Vitet e fundit, demonstratat e 1 Majit në Francë kanë tërhequr nga 100,000 deri në 160,000 njerëz.
Qeveria Macron e konsideron të mbyllur reformën e pensioneve, në të cilën mosha e daljes në pension u rrit në 64 nga 62. Megjithatë sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk kanë hequr dorë nga lufta dhe duan të pengojnë zbatimin e projektligjit nga 1 shtatori.