Ballina Bota Francë, vazhdojnë protestat mbarëkombëtare kundër rritjes së moshës së daljes në pension 

    Francë, vazhdojnë protestat mbarëkombëtare kundër rritjes së moshës së daljes në pension 

    1

    Ndërsa në Francë mbahet këtë të enjte një ditë protestash dhe grevash mbarëkombëtare, punonjësit e zemëruar për rritjen e moshjes së daljes në pension bllokuan këtë të enjte hyrjen në një terminal në aeroportin e Parisist Sharl De gol, duke detyruar disa udhëtarë të shkonin atje në këmbë. 

    Grevat ndërkohë nuk do të ndikojnë fluturimet, u shpreh një zëdhënësi i agjencisë së aeroporteve të Parisit.  Shërbimet e trenave janë ndëprereë dhe disa shkolla janë mbyllur ndërsa nëpër rrugët e kryeqytetit ka pirgje plehrash pasi punonjësit e pastrimit nuk kanë pranuar të bëjnë punën e tyre. 

    Edhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre ndërsa sindikatat po shtojnë presionin ndaj qeverisë që të tërheqë ligjin sipas të cilit mosha e daljes në pension tashmë do të jetë 64 vjeç nga 62 që ishte më parë.  

    Në një autostradë pranë Tuluzës në jugperëndim të Francës, shtëllunga e tymit nga mbeturinat që digjeshin bllokuan qarkullimin e makinave. 
    Grevistët kanë bllokuar rrugët edhe në qytete të tjera të vendit.  Protestat gjithashtu kanë shënjestruar depozitat e naftës si dhe kanë bllokuar një terminal të gazit të lëngjshëm në qytetin verior të Dunkirk-ut.  

    Të mërkurën, presidenti Emanuel macron, tha se legjislacioni, për të cilin qeveria e tij arriti të shmangte votimin në parlament, do të hyjë në fuqi në fund të vitit, pavarësisht përshkallëzimit të zemërimit në të gjithë vendin.  “Përgjigjia më e mirë që mund t’i japin presidentit është miliona persona në grevë dhe nëpër rrugë” u shpreh kreu i një sidikate. 

    Protestat kundër ndryshimit të ligjit të pensioneve, që përveç rritjes së moshës së daljes në pension parashikojnë dhe rritjen e viteve të kontributeve për të përfituar pension të plotë, po mbahen që nga muaji janar. Shumë prej tyre kanë qenë paqësore, por që kur qeveria kaloi ligjin pa votim në parlament, javën e shkuar, zemërimi është shtuar. Shtatë netët e fundit ka patur demonstrata në kryeqytet dhe qytetet të tjera ku iu është vënë flaka koshave të pleherave dhe ka patur përplasje me policinë.

    Gazetare: Elda Pepa

    / rtsh /