Ballina Bota Forca ajrore holandeze kap tre avionë ushtarakë rusë pranë Polonisë

    Forca ajrore holandeze kap tre avionë ushtarakë rusë pranë Polonisë

    1

    Dy avionë luftarakë holandezë F-35 kapën tre avionë ushtarakë rusë pranë Polonisë. Lajmi është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes e Holandës në një deklaratë të hënën vonë.

    “Aeroplani i panjohur iu afrua zonës së përgjegjësisë polake të NATO-s nga Kaliningrad”, -tha ministria e Holandës, raporton Reuters.

    Kaliningrad është një zonë bregdetare ruse e Balltikut e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vendet anëtare të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

    “Pas identifikimit, rezultoi se ishin tre avionë: një rus IL-20M Coot-A që u shoqërua nga dy Su-27 Flankers. Avionët holandezë shoqëruan formacionin e avionëve rus dhe ia dorëzuan partnerëve të NATO-s”.

    Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen