Ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, iu ben thirrje fermereve dhe sipermarresve ne fushen e agrobiznesit te aplikojne per fondet e programit IPARD. Gjate nje takimi ne kuader te fushates informuese te Agjencise per Zhvillim Bujqesor dhe Rural per thirrjen e dyte te IPARD, ministri tha se Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet dhe aftesiste qe te jete perfitues ne nje nivel te kenaqshem e fondeve te Bashkimit Europian per zhvillimin e bujqesise.