Nesër zyrtarisht administrata është pushim. Edhe në vendet fqinje si Italia dhe Greqia nisin pushimet.
Gjatë 24-orëve të fundit ka pasur fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës ku po punohet me tre sportele. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavies kanë hyrë për në tokën shqiptare 6777 shtetas dhe kanë dalë mbi 4 mijë.
“Na pëlqen Shqipëria, na ka marrë malli, është e bukur, kemi njerëzit, kemi dy vite që nuk kemi ardhur, do shkojmë në Skrapar” thonë qytetarët.
Ka dhe nga ata që thonë se shpesh e kanë menduar kthimin përgjithmonë në vendin e tyre.
“Kam ardhur për pushime, më dhimbset vendi im, kush punon jeton, kush nuk punon ngordh. Kam 25 vite që jetoj në Greqi, më pëlqen shumë që të vij në Shqipëri, çdo vit nga 2 herë.