Këtë të hënë ka nisur largimi i emigrantëve shqiptarë drejt tokës helene. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, vihet re një fluks i shtuar i automjeteve të cilat i drejtohen Greqisë pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga PKK Kapshticë, autoritetet shqiptare punojnë me kapacitete të plota 4 në dalje dhe 3 të tilla në hyrje. Deri më tani nuk raportohet për probleme, përveç faktit që fluksi shkakton radhë dhe pritje.
Ende nuk mund të flasim për fluks të lartë i cili mund të shkaktojë edhe vonesa, megjithatë në pritet të jetë në ditët vijuese që numri i automjeteve të rritet ndjeshëm.
Ndërkohë që ka edhe emigrantë që për të shmangur pritet përdorin PKK Qafë Thanë për të mbrritur në Selanik.