Ballina Bota Flet për herë të parë babai që nuk i lëshonte dorën vajzës...

    Flet për herë të parë babai që nuk i lëshonte dorën vajzës së tij të vdekur nën rrënoja:“Gërmova me duar, por fatkeqësisht nuk munda ta shpëtoja”

    2

    Babai që nuk i lëshonte dorën vajzës së tij, e cila ishte nën rrënoja ku fatkeqësisht humbi jetën, ka folur për herë të parë.

    Pas humbjes të së bijës, 49-vjeçari Mensut Hançer, tha se ka gërmuar rrënojat me duar, por nuk arriti të shpëtonte vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.

    “U luta shumë, fatkeqësisht nuk ndodhi. Humba vajzën time”, tha Hançer.

    Pamjet që tregonin babain që nuk i lëshonte dorën të bijës është bërë virale në rrjet. Shumë media të huaja i kanë kushtuar artikuj humbjes së Irmak.

    (BalkanWeb)