Kryeministri Edi Rama ja bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’. Në një postim në Twitter, Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”. Rama sulmon kreun e PD-së Berishën teksa shkruan me ironi se ata që po e kritikojnë këtë flamur duhet të luftojnë edhe atë që ai e quan “sekretarin e PPSH-së i cili është në krye të PD-së”.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! Alban Nimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Rama.
Pas këtyre polemikave, ka ardhur edhe një reagim nga vetë lideri i grupit “Asgjë sikur dielli”.
“Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara”, shkruan ndër të tjera ai.