BERAT– Një tjetër vatër zjarri në vend. Pas Klosit, flakët kanë përpirë një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror,e gjitha e mbjellë me ullinj.
Zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja konfirmojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.