Zjarri i fuqishëm ka avancuar nga era dhe ka arritur deri në aksin nacional Qafe e Buallit – Klos, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Zjarri ndërkohë është përhapur edhe në pyjet e territorit të bashkisë Bulqizë, ku siç shihet nga pamjet i gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga tymi.
Dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët pasi kishin vështirësi për shkak të terrenit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.