ANGLI- Mbreti Charles III ka folur për herë të parë si monark i Britanisë së Madhe. Mbreti tha se tashmë jeta e tij do të ndryshojë ndërsa ai merr përgjegjësitë e tij të reja. Ai tha se djali dhe trashëgimtari i tij, Princi William, e pason atë si Duka i Cornwall-it, duke shtuar është krenar për të.
“Sot, jam krenar që e krijoj Princin e Uellsit, Tywysog Cymru, vendin titullin e të cilit kam pasur kaq shumë privilegj të mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime. Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, unë e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare, duke ndihmuar për të sjellë margjinalët në terrenin qendror ku mund të jepet ndihma jetike,” tha Charles III.
Ai gjithashtu tha se donte tu shprehte dashurinë Harry-t dhe Meghan-it teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit.