Kryeministri Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pasi exit pollet e nxorrën fitues dhe i dhanë mandatin e dytë si President. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se uron që shumë shpejt Macron të vizitojë Shqipërinë. Kjo do të ishte dhe vizita e parë e një kreu të shtetit francez në vendin tonë. Krah postimit, ai ka publikuar dhe një foto ku shihet se fytyra e Macron ka mbuluar Akademinë e Arteve.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilët uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vend,“- shkruan Rama.
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë