Më shumë se 30 vjet pas rënies së perdes së hekurt, Finlanda po planifikon të ndërtojë një gardh me tela me gjemba në kufirin rus. Helsinki njoftoi mbështetje e gjerë parlamentare për të zëvendësuar gardhet prej druri. Ato shërbenin më parë kryesisht për të parandaluar që bagëtitë të endeshin përgjatë kufirit 1,300 kilometra. Tani ky shtet kërkon të mbajë jashtë rusët dhe emigrantët.
“Shpresojmë që punimet të nisin sa më shpejt”, tha kryeministrja Sanna Marin.
Finlanda pa një fluks në rritje të qytetarëve rusë në shtator pas urdhrit për mobilizim nga Presidenti Vladimir Putin, përpara se të shtrëngonte masat dhe të kufizonte ashpër hyrjen e tyre.