Një sulm mund të kishte shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime në finalen e Euro 2024 në Gjermani. Sipas mediave të huaja, disa persona vëzhguan Braitsheidplac (sheshi i madh publik) të Berlinit në fundjavë para finales së Kampionatit Europian, por sulmi i mundshëm u bllokua nga shërbimet e sigurisë.
shkruan se pesë islamistët kanë bërë fotografi të ndryshme të Kishës Memorial dhe zonës përreth me telefonat e tyre celularë më 13 korrik në Breitscheidplatz. Për shkak se sipas informacioneve të “BILD” ata dihet se janë mbështetës të ISIS, thuhet se vëzhgoheshin nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Të dielën në mëngjes, një SEK (njësitë e reagimit special të forcave të policisë së shtetit gjerman) mbërriti në banesën e një të dyshuari kryesor në qytetin e Potsdamit. Beate Ostertag, zëdhënëse e policisë së Berlinit, u shpreh: “Masat policore u kryen nga Policia e Brandenburgut dhe Policia e Berlinit në bazë të ligjit të urgjencës policore, në lidhje me një tregues të menjëhershëm të rrezikut nga spektri islamik”.Në operacion u përfshinë edhe forca të komandove të operacioneve speciale nga Brandenburgu dhe Berlini. “Banesat e tre burrave u kontrolluan në tri adresa në Potsdam,” tha Ostertag.