Të gjithë sytë e botës sot janë mbi finalen e madhe Argjentinë-Francë. Për kapitenin Lionel Mesi kjo është padyshim ndeshja e jetës dhe do të kërkojë me çdo kusht ta fitojë Kupën e Botës.Por me çfarë këpucësh po luan ai sot?“Mesi Leyenda” quhen këpucët që Leo ka veshur.
Ato janë të markës adidas X Speedportal, por janë një model unik dhe janë frymëzuar nga këpucët e para që kanë veshur në vitin 2006 në Kupën e Botës gjermane (modelet F30).
(BalkanWeb)