Ballina Lajme COVID në vend/ 290 testime dhe 15 qytetarë të infektuar, nuk ka...

COVID në vend/ 290 testime dhe 15 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete

1

Situata me Covid në vendin tonë vijon të mbetet e qëndrueshme, në shifra të ulëta infektimesh dhe pa humbje jete. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 infektime të reja dhe janë kryer 290 testime.

Njoftimi 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 290 testime, 15 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë.

Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290

Testime totale 2,015,357
Raste pozitive 332,553
Raste të shëruara 328,753
Raste Aktive 206
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 151
Fier 18
Vlorë 8
Durrës. 5
Lezhë. 5

Gjirokastër 7
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 3
Korçë. 1