Fieri vazhdon t’i nënshtrohet operacioneve të ndryshimeve të mëdha në çdo qelizë të tij. Punët dhe ritmet janë inkurajuese dhe të mirëpritura nga të gjithë qytetarët. Duke pasqyruar vizionin e një fitimtari kryebashkiaku Armando Subashi gjatë takimit llogaridhënës me qytetarët fierakë ka numëruar një sërë arritjes të bashkisë së Fierit ndër vite. Falë këtyre arritjeve dhe investimeve Fieri si qytet ka njohur një transformimesh të prekshme dhe me përfitime për qytetarët e tij. Duke numëruar arritjet ndër vite mund të përmendim qendrën e qytetit, investimet në lumin e Gjanicës, krijimin e parkut të madh, dhe kthimin e fabrikës së miellit në një ndër galeritë më të mëdha dhe më të mira në vend. Në planet e bashkisë është parashikuar puna për investimin e gjysmës tjetër të projektit të qendrës së qytetit ku në fokuse është ndërtimi i një objekti të rëndësishme sportiv i munguar prej dekadash në fier. Ai ka veçuar investimet në galerinë e arteve dhe në teatrin “Bylis” të cilat janë kthyer në dy pole të rëndësishme artistike dhe shtëpi të dashura për artistët fierakë, por jo vetëm. Duke iu referuar infrastrukturës së brendshme të qytetit ai ka përmendur investimet në rrugët kryesore të qytetit duke kujtuar gjendjen e tyre të mjerueshme duke filluar nga rruga “Ramiz Aranitasi”, “Jakov Mile”, “Jakov Xoxa”, “Andon Profka”, “Dervish Hekali”, Mujo Ulqinaku” apo pedonalja e vogël “Muharrem Agolli”. Kjo gjendje e ardhur si pasojë e mungesës së investimeve nga qeverisjet demokratike, por edhe pamundësia financiare e pushtetit vendor duke i kthyer ato plotësisht në rrugë të degraduara me gropa me një ndriçim publik të 50 -60 viteve më parë, me trotuare të shqyera, të zaptuar nga ndërtimet pa leje, me kioska pa fund, me gjelbërim të copëtuar nga pesha e viteve, me fasada pallatesh të rrënuara të masakruara nga shtesa dhe lloj-lloj ndërtimesh dhe të gjitha këto krijonin pamjen e një qyteti që të ngjallte trishtim, që nuk të ofronte asnjë lloj krenarie dhe dashurie për fierakët, madje dukej sikur bënte thirrje që të gjithë të largoheshin një orë e më parë. Aq e keqe ka qenë gjendja e tyre sa në shumë nga këto rrugë të dukej vetja jo si në qytet në zemër të Europës, por si në një nga zonat më të humbura të Kandaharit. Sot në të gjitha këto rrugë është investuar në kanalizime të reja të ujërave të bardha dhe të zeza, asfaltime të reja, trotuarë të rinj, të pajisur dhe me korsinë e biçikletave, pemë dhe minilulishte, ndriçim publik dekorativ, fasada pallatesh të rehabilituara, të çliruar nga çmenduritë e shtesave pa leje dhe trajtuar me ngjyra për t’i dhënë Fierit freskinë e munguar në vite. Investimet janë kryer në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo shesh pallatesh deri në zonat më periferike të qytetit. Ne kemi një sërë projektesh të tjera që dhe me ndihmën e qeverisë do të bëhen realitet në të ardhmen. Projektet madhore në vijim të bashkisë së qytetit të Fierit Në bashkëpunim me qeverinë dhe me federatën shqiptare të futbollit shumë shpejt do të fillohet nga puna për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit modern aq shumë i munguar për Fierin me dekada të tëra. Po përfundohet projekti i pallatit të sportit dhe do të shihet mundësia e financimit, shumë shpejt do të fillohet rehabilitimi i rrugës “Kastriot Muço” me të njëjta standarde që janë vendosur me synim lidhjen e qendrës me spitalin “Memorial” rajonal. Është gati projekti dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna për rrugën “Aulona” nga rrethrrotullimi i QTU-së deri tek hekurudha, do të fillohet rikonstruksioni i unazës lindore të qytetit me të gjitha parametrat e saj urbanë nga rrethrrotullimi i Sheqit e deri te rrethrrotullimi i QTU-së. Është përfunduar projekti dhe është gati të bashkëfinancohet vazhdimi i unazës perëndimore të qytetit e cila ka ngelur përgjysmë që para shumë vitesh nga anekset e stadiumit dhe deri te rrethrrotullimi i azotikut. Ndërkohë investimet realizohen me ritme të larta projektet e nisura duke vazhduar të quhet “Fieri, një kantier investimesh”