Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi i ka vjedhur celularin, një shtetaseje. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 27 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka kanosur me pistoletë lodër, një shtetas. Sendi i përdorur në mënyrë të kundërligjshme, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.