Goditet një rast i tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Mbante në magazinën e subjektit tregtar që kishte në pronësi, 162 shishe me verë, të kontrabanduara, shpallet në kërkim 62-vjeçari. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një punonjës në këtë subjekt. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T, 41 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 62 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar (magazinë) në pronësi të shtetasit J. T., ku ishte i punësuar shtetasi A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 162 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. — U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi Q. C., 77 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se si pasojë e konsumimit të fotoksinës, ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.