Mori jetë buxheti i bashkisë së Fierit për vitin e ardhshëm 2023.
Pas konsultimeve në të gjitha njësitë administrative, marrjes së mendimeve të banorëve për drejtimet e investimeve dhe zgjidhjes së problematikave është arritur më së fundi në miratimin e tij.
Këshilli i Bashkisë Fier miratoi Buxhetin e vitit 2023, duke hapur kështu rrugën për vazhdimin e punës dhe angazhimit të mëtejshëm në infrastrukturë, rrugë, arsim, shëndetësi, bujqësi, shërbime etj.
“Ndihem i lumtur që arritëm të përfshijmë në buxhet, të gjitha kërkesat emergjente të qytetarëve në të gjitha njësitë administrative, të propozuara gjatë dëgjesave publike, duke i dhënë kuptimin e duhur këtij procesi, vlerësuar si Buxheti i Qytetarëve.”,- është shprehur kryebashkiaku i Fieri Armando Subashi.
Ai ka shprehur bindjen që vlera e çdo investimi, sado i madh të jetë, nuk do të ketë të njëjtën peshë për qytetarët nëse ata e kanë të dëmtuar rrugën pranë shtëpisë së tyre pavarësisht se ku ndodhet ajo.
Sipas parashikimeve buxhetore të vitit të ardhëm bashkia e Fierit 35% të investimeve të vitit që vjen do të shpërndahen pikërisht në njësitë administrative./Tv Kombi/