Fier Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin A. L., 27 vjeç, banues në Gorishovë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. B., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Kallm i Vogël, Fier, pasi ka goditur me sende të forta një shtetas tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.