Ballina Vendi Fier / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të...

Fier / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

1

DVP Fier / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. M., 22 vjeç, E. H., 20 vjeç dhe D. P., 37 vjeç, të tre banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekustruan doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. M., banues në Cakran, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vetgjyqësia”. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin T. Z., 47 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë, ndaj njerkës së tij. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 44 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 57 vjeç.