Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:- H. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, duke transportuar me automjetin tip “Audi”, 3 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Ballina Vendi Fier/Tentuan të kalonin emigrantë jashtë kufirit,në mënyrë të paligjshme,arrestohen dy persona