Ballina Bota Fier/Makina “Ford” e mbushur me kanabis tentoi të largohej, por ra në...

    Fier/Makina “Ford” e mbushur me kanabis tentoi të largohej, por ra në kanal,policia kap në flagrancë 2 persona

    1

    Ky është automjeti tip “Ford” me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për t’u larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal pamundur dot të dal prej aty.

    Disa orë pas ngjarjes, e ndërsa vijon operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike, mjeti tip “Ford” është nxjerrë nga kanali, ndërsa në pamje duken edhe dy persona të prangosur, të cilët janë shoqëruar nga policia e Fierit

    Në ndihmë të drejtuesit të automjetit tip “Ford”, i cili i larguar është nxjerrë nga automjeti, ka shkuar një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit po ashtu është shoqëruar nga blutë. Mësohet se në automjetin tip “Ford” është gjetur edhe një sasi kanabisi, e futur në thasë plastik, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e bluve.

    Pritet që të kryhen veprimet përkatëse për të zbuluar se sa rrënjë kanabisi janë gjetur në parcelë  dhe sasia e sekuestruar në automjetin tip ford, ndërkohë që mbetet për  të parë se sa janë të shoqëruarit që kanë lidhje me këtë ngjarje e lidhjen që mund të kenë me njeri tjetrin.