Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u sekuestrua 1 celular, me të cilin viheshin baste sportive, në kundërshtim me ligjin.
Divjakë/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.