Ballina Vendi Familja shqiptare në krizë, ulet ndjeshëm numri i martesave dhe rriten divorcet

Familja shqiptare në krizë, ulet ndjeshëm numri i martesave dhe rriten divorcet

0

Divorci është një fenomen shumë i zgjeruar në shoqërinë shqiptare, që prek shtresa të caktuara dhe kryesisht të rinjtë.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, shkaqet që shtyjnë familjet shqiptare drejt divorcit janë të shumta ku thekson se të rinjtë kryesisht nxitohen në bërjen e martesës.

Sipas sociologut nëse më parë krizat e martesës fillonin pas 7 apo më shumë vitesh tashmë fillojnë që në vitin e parë deri në vitin e tretë apo edhe pasi bëhen prindër.

Por sipas sociologut të gjitha këto sjellin pasoja edhe tek fëmijët.

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit po vihet re një fenomen shqetësues, ai i rënies së numrit të martesave.

Në dekadën e fundit ato janë tkurrur me rreth 18% krahasuar më atë paraardhëse, dhe po kaq në vitin 2021.

Rënia e numrit të martesave po shoqërohet dhe me rritjen e divorceve, tregues që sipas tyre e vendosin familjen shqiptare në krizë.