Ballina Vendi Familja Kanani në fshatin Qarr një shembull i shfaqjes së zotësisë si...

Familja Kanani në fshatin Qarr një shembull i shfaqjes së zotësisë si në bujqësi, peshkim dhe sipërmarrje. Sistemi i kanalizimeve, një ndihmesë në shfrytëzimin e tokës bujqësore.

1

Pas prishjes së sistemi të kooperativës familja Kanani në fshatin qar të njësisë së Levanit i hodhi sytë nga iniciativa private që mbërthente sa bujqësinë, blegtorinë, por edhe peshkimin. Sipas vetë kryefamiljarit Kanani duke qenë se ata bëhen shumë krahë pune kanë bërë një organizim të punëve në sipërmarrjen e tyre ku ai vetë merret me bujqësinë dhe mbjelljen e tokës, ndërsa i biri ka ngritur një kooperativë të vogël peshkimi, ndërkohë që në stinën e verës ata ushtrojnë aktivitetin në bregdet në një lokal veror në Pishë Poro të cilin e furnizojnë me peshkun që kapin vetë në punën e tyre.

Aktualisht ata kanë 52 hektarë tokë bujqësore që janë marrë me qira që punohen dhe mbillen me grurë, ndërkohë që vazhdon ende marrja me qira të tokave. Ata kanë qenë përfitues të mbështetjes së qeverisë me subvencione në aplikim për mbjelljen e sipërfaqes me grurë. Një favor i madh për fermerët e kësaj zone janë investime e shumta që janë kryer në drejtim të sistemit të vaditjes dhe kullimit duke bërë kështu që të rritet rendimenti i tokës bujqësore.

Kjo është një histori e thjeshtë, por kuptimplote e familjes Kanani në fshatin Qarr të cilët shfrytëzojnë të mirat e natyrës për të siguruar mirëqenien e familjes dhe kur këto shoqërohen me mbështetjen e qeverisë, rezultati është i dukshëm.