Ballina Vendi Falsifikonin pasaporta diplomatike, arrestohen 2 persona, nën hetim 4 të tjerë

Falsifikonin pasaporta diplomatike, arrestohen 2 persona, nën hetim 4 të tjerë

0

Dy persona, të cilët ishin pjesë e një rrjeti që falsifikonin pasaporta diplomatike për shtetasit që udhëtonin drejt SHBA-ve, u arrestuan nga Policia.

Dikasteri blu bëri të ditur, se në pranga kanë rënë shtetasit Daniel Morava dhe Guri Pejo të dy banues në Korçë.

Nën hetim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në prill të këtij viti një 56-vjeçare u arrestua në Rinas në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA me pasaportë diplomatike false që pretendonte se i ishte lëshuar nga një OJF me emrin ‘PBF’.

Hetimet për këtë çështje janë realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” pranë ambasadës amerikane në Shqipëri, Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Hetimi vijon, thotë Policia, në bashkëpunim me agjencitë partnere, për dokumentimin e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale, të subjekteve të tjera nga vendet fqinje.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen  ekzaminimeve të mëtejshme.