Ballina Bota Escobar për marrëveshjen: Është detyrim që Kosova të formojë Asocacionin

    Escobar për marrëveshjen: Është detyrim që Kosova të formojë Asocacionin

    2

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

    “Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar për Agjensinë e lajmeve Mina.

    lg.php.gif

    Escobar theksoi sërish se marrëveshja mes dy palëve është ligjërisht e detyrueshme edhe pse Serbia refuzoi të firmosë dhe e vetmja pyetje që shtrohet për Escobar është si të zbatohet plotësisht marrëveshja.

    Escobar tha se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç “mund të tregojnë guximin e nevojshëm politik për të ndërmarrë hapat e duhur”.

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

    Escobar tha se Serbia ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.

    “Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është detyrim”, tha Escobar.