javascript:”;
Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropë në peshëngritje, në stilin e shkëputjes.
Qerimaj arriti që të ngrinte 150 kilogram në Baterinë B.
Ai ‘përfitoi’ nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja u skualifikua.
Qerimaj është fitues i disa medaljeve në evenimentet ndërkombëtare të peshëngritjes.
Edhe peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe. Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Tiranë. Peshëngritja mbetet i vetmi sport që sjell medalje në Shqipëri e megjithatë ende nuk vlerësohet nga instancat. noa.al