Ballina Bota Erdogan nuk i ndal kërcënimet ndaj Greqisë: “Turqit mund të vijmë papritur...

    Erdogan nuk i ndal kërcënimet ndaj Greqisë: “Turqit mund të vijmë papritur një natë”!

    2

    Pavarësisht takimit të zhvilluar në Bruksel, thuajse në kushte të fshehtësisë ekstreme mes Anna-Maria Boura, drejtoreshë e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit grek dhe Ibrahim Kalin përfaqësues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të Turqisë, në prani të këshilltarit diplomatik të kancelarit gjerman Olaf Scholz me synimin për zbutur tonet mes palëve.

    Por duket se Turqia i është rikthye sërish retorikës së ashpër duke kërcënuar Greqinë se Turqia “do të vijë papritur një natë”.

    “Erdogan iu kthye provokimeve ekstreme, në deklaratat që bëri në qytetin e Mardinit, përpara se të nisej për në Katar, ku ishte ftuar të merrte pjesë në finalen e Botërorit”, shkruajnë mediat greke.

    Më tej artikulli vijon: Presidenti turk tha se nëse Greqia vazhdon të veprojë në Egje, Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme. Erdogan iu referua sërish raketës Typhoon dhe nuk harroi të bënte të qartë se turqit “mund të vijnë papritur një natë!”.

    (BalkanWeb)