Enkelejd Alibeaj shkarkohet si kryetar i grupit parlamentar të PD. Këshilli Kombëtar që do të dalë sot pas votimit në Kuvend do të zgjedhë kryetarin e ri të grupit.
Kuvendi i PD ka shpallur vakancën për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së.
“…Konstatimin e vakancës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të partisë. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin së bashku me nënkryetarët edhe të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Këlliçi.