Nertina Kosova, Dhimitër Lala dhe Daniela Shirka do të jenë gjyqtaret që do të gjykojnë çështjen e vëllait të deputetit të PD, Kasëm Mahmutaj, Gazment Mahmutajd, të cilat ju konfiskuan pronat një ditë më parë.
Seanca gjyqësore për këtë çështje do të zhvillohet në 18 maj në orën 12:00.
Njoftimi:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00.
Kujtojmë që ditën e martë GJKKO njoftoi sekuestrimin e pronave të Gazmend Mahmutajt, pas kërkesës së bërë nga SPAK.
Gazmend Mahmutaj ka qenë i dënuar në Itali ku ishte akuzuar për prostitucion dhe trafik droge.
Ditën e djeshme gjykata vendosi t’i konfiskojë 22 pasuri të paluajtshme 3 vëllezërve Mahmutaj, ku përfshiheshin dhe ato të deputetit të PD.