Ballina Lajme Ekzekutuan 43-vjeçarin serb/ Vihen në pranga 5 persona, midis tyre një shqiptar....


Ekzekutuan 43-vjeçarin serb/ Vihen në pranga 5 persona, midis tyre një shqiptar. Policia spanjolle: Krimi, për prishje të pazareve të drogës

1

Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona, midis tyre një shqiptar lidhur me vrasjen e një 43-vjeçari serb dhe plagosjen e një tjetri, i cili tashmë ndodhet i shtruar në spital. Atyre iu është caktuar masa e paraburgimit.

Të pesë personat e arrestuarit, polakë dhe serbë së bashku me shqiptarin ishin vendosur në Costa del Sol dhe merreshin kryesisht me trafikun e drogës, trafikun e armëve dhe grabitjen e shtëpive.

Sipas autoriteteve spanjolle, shkaku i vrasjes së 43-vjeçarit serb dhe plagosjes së bashkatdhetarit të tij mund të jetë prishja e pazareve të drogës.

Policia spanjolle bën të ditur se ngjarja kriminale ka qenë e mirëorganizuar duke qenë se të 5 personat mbërritën aty në të njëjtën kohë. Pasi policia arriti në vendngjarje në komunën e Órgivës, gjeti një person të vdekur dhe një person tjetër të plagosur, të dy me shtetësi serbe.

Gjithashtu në vendin e krimit u gjetën edhe dy automjete nga të cilat janë marrë gjurmët e gishtërinjve si dhe prova të tjera që kanë ndihmuar hetuesit të kryejnë tre arrestimet e fundit. Autoritetet spanjolle nuk e konsiderojnë të mbyllur hetimin teksa theksojnë se nuk përjashtohet që të ketë arrestime të tjera.