Ballina Lajme Biden përshëndet celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Më...

Biden përshëndet celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të lirë  në një moment kur Rusia e ka shkatërruar paqen në Europë

1

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Biden shprehet se në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, deklaron Presidenti Biden në mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.