Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Toska, 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”. Ky i fundit është vrarë me armë zjarri, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë që autori fill pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen. Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si për çdo ditë, ndërkohë që një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë.