2 shqiptarë janë ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Greqi. Një bashkombas i tyre është plagosur. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Nea Smyrni. Ajo ka publikuar edhe pamjet e ngjarjes.
Një person i maskuar me maskë kirurgjikale afrohet pranë një tavoline dhe hap zjarr disa herë me pistoletë.
Viktima e parë mori 2 plumba në kokë dhe humbi jetën menjëherë. Një person qe e shoqeronte u plagos, por nderroi jete ne spital. E plagosura është një grua.
Autori u largua më pas menjëherë në drejtim të paditur. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm. Nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.