Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin. Ato do të jenë më të fokusuara në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shumta dhe vranësirave të pakta në territorin e Kosovës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do ti bëjnë më të dukshme vranësirat në Kosovë, por nuk pritet të sjellin reshje në vend.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve të shumta në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim graudal të vranësirave në të gjithë vendin. Më të dukshme do të jenë ato në zonat Jugperëndimore.