Kryeministri Edi Rama sulmoi sot SPAK-un, duke i kërkuar me presion të hapur të arrestojë Sali Berishën dhe Ilir Metën (jo unë, por e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë Ilir Metën përpara SPAK), praktikisht dy rivalët e tij të fortë në politikën shqiptare. Nënkuptimi është i qartë: Drejtësia t’ia pastrojë rrugën atij për të mbretëruar i qetë, sikurse bënte me Lulzim Bashën, pa telashe.
Në kushtet kur po përvijohet qartë opozita Berisha-Meta, kreu i ekzekutivit kërkon që “t’i nxjerrë gështenjat nga zjari” me duart e SPAK-ut, edhe pse vetë ka 9 vite në qeveri, kontrollon gjithçka. Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i parë nga LSI, ku me gjasë do të kthehet presidenti Meta për të bërë opozitë ballore kundë qeverisë socialiste, e përfshirë në shumë skandale, si ai i inceratorëve.
Petrit Vasili, nënkryetari i LSI ka shkruar në rrjetet sociale: “SPAK boll mbylle syte ndaj Rames, ketij zgjatimi dhe gjymtyre te provuar te oligarkise! Ekonomia shqiptare eshte e kapur per fyti nga oligarket dhe ndodhet ne intubim. Oligarkia ne Shqiperi eshte qartesisht perdoruese dhe e perdorur nga Rama dhe qeveria.
Rama-Qeveria dhe oligarkia jane si dy ene komunikuese te lidhura pazgjidhshmerisht me njera-tjetren. Drejtesia me regji eshte e vetmja mburoje e Rames dhe ekonomise oligarkike qeveritare si dhe bunker shpetimi i saj.
Nese SPAK-u do te ishte pa regji, do t’i kishte cuar me kohe ne banken e akuzes bëmat dhe gjëmat sa nje mal si:
Koncesionin e Rruges se Kombit
Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit
Koncesionin e Aeroportit te Kukesit
Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano
Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
Rrugen Kardhiq-Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.
Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milione euro kilometri.
Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.
Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.
Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
Shitjen e ARMO per skrap.
Koncesionin e CHECK UP.
Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane. Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.
Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.
Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai. Rama e di kete, ndaj i ben presion SPAK-ut qe ai te mos veproje, qe te mbylle syte, te tapose veshet dhe te lidhe duart. Por lodhet kot. Aferat jane kaq te medha, sa qe mbyllja e syve e SPAK-ut vetem se ia zgjat pak agonine, por nuk e shpeton dot Ramen. Dita e gjykimit po afron…!