Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës pas kontaktit me energjinë elektrike. Sipas policisë 24-vjeçari A.D është gjetur pa shenja jete në afërsi të një kabine elektrike.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.