Ballina Bota E zhdukur prej ditësh/ Gjenden mbetjet e Titan, “shpërthimi katastrofik” u mori...

    E zhdukur prej ditësh/ Gjenden mbetjet e Titan, “shpërthimi katastrofik” u mori jetën 5 pasagjerëve të bordit

    0

    Nëndetësja Titan e krijuar për të dërguar qytetarët për të parë rrënojat e Titanikun, e cila u zhduk të dielën me pesë persona në bord, ka pësuar një  “shpërthim katastrofik”, duke u marrë jetën të 5 personave që ishin në bordin e saj.

    Roja Bregdetare e SHBA u shpreh se se ende nuk dihet se kur dhe ku ndodhi shpërthimi, megjithatë mbeturinat e gjetura në fund të detit ishin “në përputhje me humbjen katastrofike të dhomës së presionit”.

    Koni i bishtit dhe mbeturinat e tjera nga nëndetësja u gjetën nga një automjet i drejtuar nga distanca rreth 1600 këmbë nga harku i Titanikut, i cili qëndron rreth 13,000 metra thellë në Oqeanin Atlantik të Veriut.

    Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë për pesë viktimat e Titanit.

    “Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan. Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë ditëve të fundit dhe ne po i mbajmë në mendimet dhe lutjet tona”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

    Sakaq, është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e nëndetëses Titan, por ekspertët thonë se mund të jetë shkaktuar nga një dobësim i vogël i trupit të saj të jashtëm.

    Presioni i përjetuar në nivelin e detit quhet “një atmosferë” ose afërsisht 14.6 lb (6.6 kg) presion për inç katror.

    Ky presion rritet për çdo 10 metra thellësi uji. Prandaj, në një thellësi prej 3,000 metrash, afërsisht aty ku ishte nëndetësja, presioni është rreth 300 herë më i madh se presioni në sipërfaqe.

    Mbytja e Titanikut ndodhet në të ashtuquajturën Zona e Mesnatës, e njohur zyrtarisht si zona bathipelagjike, e cila ndodhet në një thellësi midis 3,300 këmbë dhe 13,100 këmbë.

    Shumë pak kafshë që janë përshtatur për të jetuar atje kanë evoluar për t’i mbijetuar presionit ekstrem, errësirës dhe të ftohtit, dhe ngordhin shpejt kur dalin në sipërfaqe.

    /rtsh.al/