
Ukraina- Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka shpërndarë në rrjete foton e një vajze të vogël që për ditën e saj të lindjes ka shkuar të vizitojë vendin ku prehet i ati.
Vogëlushen e kanë ulur përballë fotos së të atit, pranë të cilës është vendosur edhe ushqim.
“Kjo vajzë po feston ditëlindjen te varri i babait të saj, një ushtarak i brigadës 93 të Ushtrisë së Ukrainës, që u vra në krye të detyrës. Me qindra fëmijë nuk presin më që prindërit t’u kthehen nga lufta. Ndihmoni Ukrainën që t’u kthejë shpresën miliona të tjerëve që janë ende duke pritur,” thuhet në postimin e bërë në Twitter.